INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndrra amerikane shumë pranë! Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e dëshiruar aq shumë nga shqiptarët

Ëndrra amerikane shumë pranë! Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e dëshiruar aq shumë nga shqiptarët

Publikuar më: 11:00 26-09-2019

Një herë në vit aplikohet për lotarinë amerikane. Shqiptarët dihet që nga viti në vit kanë një interes të shtuar për të aplikuar. Sot Ambasada e SHBA në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për Lotarinë Amerikane.

Ambasada sqaron se regjistrimet për Lotarinë Amerikane fillojnë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00.
"Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t'i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg", shkruhet në FB e ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0026531219482422