INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
24 emigrantët të paligjshëm kaluan kufirin shqiptar shumë lehtësisht, por më pas e pësuan keq

24 emigrantët të paligjshëm kaluan kufirin shqiptar shumë lehtësisht, por më pas e pësuan keq

Publikuar më: 10:07 26-09-2019

24 emigrantë të paligjshmë kanë mundur të kalojnë kufirin shqiptar dhe askush nuk i ka ndalur. Por ata nuk mundën të shkonin shumë larg, pasi policia i pikasi në fshatin Mëmëlisht të Pogradecit. Për këtë arsye është arrtuar një i ri nga Tirana që po transportonte me një furgon 24 emigrantë nga vendet e lindjes drejt vendeve të BE-së. I arrestuari në kuadër të operacionit "Mëmëlishti" është E. D. 26 vjeç.

Sipas policisë 26 vjeçari u kap nga patrulla e policisë pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës emigrantë.
Pas arrestimit, i riu nga Tirana është marrë në pyetje për të zbuluar rrjetin për të vendosur para ligjit të gjithë personat e implikuar.
Prej disa muajsh kufiri shqiptar është blinduar nga FRONTEX po ky grup ka mundur t’jau ‘hedhë’.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Article Logic
Execution time: 0.0030488967895508