INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besnikët e lotarisë Amerikane, mund të mësojnë se sa shanse do kenë këtë vit! Ja sa do jetë numri i fituesve...

Besnikët e lotarisë Amerikane, mund të mësojnë se sa shanse do kenë këtë vit! Ja sa do jetë numri i fituesve...

Publikuar më: 13:00 29-07-2019

E dimë që vitet e fundit shqiptarët mezi presin të vijë muaji tetor që të aplikojën për lotarinë amerikane, por mbase askush nuk e di se për sa vende fituese aplikojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Kjo është një pyetje që jo pak prej nesh e bëjnë.

Departamentit i Shtetit duke botuar në faqen e tij të buletinit të vizave numrin e Llotarisë për Residentë të Përhershëm që i përket për çdo vend për programin DVD 2020. Pra ka publikuar se sa fitues janë planifikuar. Në programin e Lotarisë Amerikane do pranohen 3.603 shqiptarë
Vendi ynë renditet i dyta në Europë për nga numri më i madh i vizave për resident të përhershëm, pas Rusisë që i janë caktuar 5.118 vende.
E treta renditet Ukraina me 3.113 vende dhe pas saj Turqia me 2.709 vende.
Sa i përket rajonit të Ballkanit, nga Kosova pranohen vetëm 260 aplikime. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka 249 vende, Serbia 210, Greqia 48 dhe Mali i Zi me vetëm 35 aplikantë të cilët fitojnë të drejtën e kualifikimit në programin e Lotarisë Amerikane.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881