INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj e çon dorëheqjen e tij në Kushtetuese, çfarë shpreson?

Haradinaj e çon dorëheqjen e tij në Kushtetuese, çfarë shpreson?

Publikuar më: 12:44 29-07-2019

Ramush Haradinaj, kryeministri i dorëhequr i Kosovës i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, për interpretim të aktit të dorëheqjes.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti”-njofton ai me një postim në faqen e tij në FB.

Postimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë, sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.

Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055