INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Endri Çekiçi feston ditëlindjen, por a e uroi Megi Pojani?

Endri Çekiçi feston ditëlindjen, por a e uroi Megi Pojani?

Publikuar më: 16:36 23-11-2022

Ata vetë nuk e pranuan kurrë, por Megi Pojani dhe Endri Çekiçi prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie. Ditën e sotme futbollisti feston ditëlindjen dhe të gjithë jemi kurioz nëse aktorja ka bërë një urim ose postim që të lidhet me ditëlindjen e tij.

Dhe jo, deri më tani, Megi nuk ka postuar asgjë që mund të lidhet me ditën e veçantë të të dashurit të saj të përfolur.

Nga ana tjetër, Endri ka ripostuar në Instastory-n e tij urimet e shumta që ka marrë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në një intervistë së fundmi Megi u ngacmua në lidhje me lajmet që qarkullojnë në lidhje me të dhe futbollistin.

Ndonëse si gjithmonë refuzoi të përgjigjej duke thënë: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas.”

Më herët Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij.

Prova që vërtetoi se çfiti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi dhe futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826