INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ëndërra e çdo vajze! Bashkëshorti surprizon Afërditën me avion privat [FOTO]

Ëndërra e çdo vajze! Bashkëshorti surprizon Afërditën me avion privat [FOTO]

Publikuar më: 09:17 29-06-2019

Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë një ndër këngëtaret dhe modelet më të komentuara në median shqiptare. Në qershor të këtij viti modelja shqiptare kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.

Tashmë jetesa me Jakub Kindl duket se i ka dhënë një pamje lumturie përditshmërisë së saj dhe me postimet e shumta në Instagram na ka treguar momentet e relaksit që kalon me bukuroshin çek.

Surprizat e Jakub për bashkëshorten e tij Afërditën janë të shumta dhe shpesh bëhemi ziliqare për këtë gjë. Së fundmi, surpriza e radhës së Jakub Kindl për modelen shqiptare ishte një avion i tërë.

Afërdita ka publikuar disa orë më parë në llogarinë e saj të Instagramit momentin kur bashkëshorti i saj e priti me lule në nisje të një udhëtimi të palajmëruar si çift, në nisje të sezonit të pushimeve.

“Surprizë nga bashkëshorti im”- ka lënë këtë mbishkrim këngëtarja në postimet e saj.

Epo sna mbetet gjë çfarë të themi, përveçse paçni fatin e Afërditës.

Screenshot_20190628-220303-512x1024.jpg

Screenshot_20190628-220246-512x1024.jpg

Screenshot_20190628-220258-512x1024.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672