INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Jo vetëm Afërdita Dreshaj, moderatorja e njohur shqiptare qenka martuar dje dhe tani e morëm vesh! [FOTO]

WOW! Jo vetëm Afërdita Dreshaj, moderatorja e njohur shqiptare qenka martuar dje dhe tani e morëm vesh! [FOTO]

Publikuar më: 12:55 01-07-2018

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Dasma, e cila u organizua në Miami kishte të ftuar familjarët e ngushtë të çiftit si dhe disa nga miqtë e tyre më të mirë. Një dasmë përallore ku Afërdita me fustanin e bardhë dhe Jakub me kostumin ngjyrë të kaltër të errët, u shfaqen tejet elegant dhe të bukur.

Fillimisht, çifti i kanë thënë po njëri-tjetrit buzë detit, sepse sigurisht, nuk mund të bëhet dasmë pa kaluar në bregdet. Pas ceremonisë në bregdet, çifti dhe dasmët kanë kaluar në një ambjent tjetër, ku kanë kërcyer e janë argëtuar për orë të tëra. Nga fotot dhe videot e postuara nga miqtë e Afërditës duket se të gjithë janë kënaqur dhe do ta kujtojnë gjatë këtë ditë.

bda.jpg

 

Kjo fundjavë nuk paska qënë e rëndësishme vetëm për modelen Afërdita Dreshaj, pasi nuk ishte e vetmja që i dha fund beqarisë ditën e dielë.

Ishte ish –velina e parë “Fiks Fare”Aida Bajraktari, ajo që pas shumë vitesh bashkëjetese me partnerin e saj dhe tashmë mama e dy djemve, kishte zgjedhur të bënte një ceremoni të madhe tradicionale për të kurorëzuar dashurinë me Gentin.

Mesa duket Aida ka zgjedhur të mbajë një profil më të ulët publik, pak aktive në rrjete sociale dhe larg syrit të mediave, edhe pse duhet thënë se ajo është një nga moderatoret më simpatike të “Digitalb”.

Ndërkohë në dasmë ishin të ftuar edhe disa nga miqtë e saj, personazhet e njohur publikë si Dorian Ramaliu dhe Devis Muka, pa harruar edhe kolegen e saj Eda Molla, e cila gjithashtu ishte velinë në “Fiks Fare”.

didan.png

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287