INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elbasan: Rrihet dhe plagoset një biznesmen brenda aktivitetit të tij

Elbasan: Rrihet dhe plagoset një biznesmen brenda aktivitetit të tij

Publikuar më: 11:58 15-01-2017

Një biznesmen është gjetur ditën e sotme i rrahur dhe me plagë në trup brenda aktivitetit të tij.

Ai është Ylli Salla nga qyteti i Elbasanit.

Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur nga persona të paidentifikuar brenda biznesit të tij. Ai është lënë aty dhe më pas autorët janë larguar.

Nuk dihen shkaqet e këtij sulmi ndaj biznesmenit, por Policia ka nisur hetimet. Ndërkohë, Salla është dërguar në spital për mjekim.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215