INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive për IN Tv: Samanta zbulon bashkëpunimin e rradhës

Ekskluzive për IN Tv: Samanta zbulon bashkëpunimin e rradhës

Publikuar më: 18:02 30-11-2016

Një muaj pas publikimit të këngës “Si Ai”, Samanta Karavello duket se është gati të ndërrojë faqe.

Gjatë një interviste të dhënë për IN Report, artistja ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me bashkëpunime të reja. Më së tepërmi bashkëpunime me kolege femra, ndonëse ka rrëfyer se i rradhës do të jetë me një këngëtar mashkull. Edhe pse nuk ka dashur të tregojë me tepër, e ngacmuar nga gazetari jonë Albi Isakaj, Samanta ka nxjerrë edhe një detaj tjetër duke thënë se bëhet fjalë për një reper të njohur. Nga Shqipëria apo Kosova, kjo mbetet për t’u parë. Kujtojmë se deri më tani ajo ka punuar me emra si Skivi, Onat apo Gent Fatali!

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096