INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha, JoJo dhe Serayah bëhen kryefjala e festave në muzikën amerikane

Bebe Rexha, JoJo dhe Serayah bëhen kryefjala e festave në muzikën amerikane

Publikuar më: 15:22 01-12-2016

Tre bukuroshe të super-talentuara po bashkojnë forcat për një natë të paharrueshme divash.

Bebe Rexha së bashku me JoJo dhe Serayah janë kthyer në një trio për ta filluar këtë muaj festiv në mënyrën më të paharrueshme. Dhe nëse Krishtlindja lajmëron përfundimin e vitit dhe dhjetorit me “natën e qetë”, ajo e 5 dhjetorit do të dhurojë një fillim të zhurmshëm. Madje edhe tematika e edicionit të këtij viti të eventit VH1 Divas do të jetë pikërisht e tillë “Unsilent Night special” (natë jo e qetë). Vokalistet e fuqishme do të bashkohen për të risjellë një klasike festash “All Alone on Christmas”. Ato do t’u bashkohen një liste të vërtetë yjesh ku përfshihen Mariah Carey, Patti LaBelle, Vanessa Williams, Chaka Khan dhe Teyana Taylor. Por tre bukuroshet e drejtuara nga Bebe Rexha janë përzgjedhur për shkak të vitit të tyre shumë të suksesshëm, që të jenë pikërisht ato që do të ulin siparin natën e 5 dhjetorit, në orën 21:00.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773