INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksklusive/ Bes Kallaku tregon për herë të parë sfidat e jetës së tij [VIDEO]

Eksklusive/ Bes Kallaku tregon për herë të parë sfidat e jetës së tij [VIDEO]

Publikuar më: 20:49 07-05-2017

Aktori i njohur Bes Kallaku ka rrëfyer sot për herë të parë në emisionin "Tek Unë" me moderatore Arjola Shehu në InTv për sfidat e jetës së tij, ku i është dashur të flinte dhe në tavolinë.

“Nëse nuk ke vuajtur, nuk e di as cfarë do të thotë sukses, as çfarë domethënë mirënjohje”.

Kështu e ka hapur ai diskutimin dhe më pas ka treguar vështirësitë e tij.

“Kam shkuar e kam ardhur me furgon nga Fushë Kruja, kishte netë që dilja tek Zogu i Zi dhe nuk gjeja furgon dhe kthehesha te Piramida, ka qenë një tavolinë, dhe flija në tavolinën ku lexonim, përdorja si jastëk tre apo katër dosje. Më fal se u bëra edhe vetë keq se për herë të parë e kam thënë”,u shpreh ai./intv.al/

Më poshtë mund të shikoni intervistën e plotë të Besart Kallakut:

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041849613189697