INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Olti Curri sulmon

Olti Curri sulmon "Big Brother": Produksioni të kërkojë falje, mos i nxirrni banorët kur… [FOTO]

Publikuar më: 13:01 12-09-2017

Dalja e Damianos nga shtëpia më e famshme në vend ka ngjallur jo pak polemika, Olti Curri sulmon "Big Brother"...

Fansat e “Big Brother” janë ndarë në dy kampe, ata që janë kundër vendimit drastik, por edhe ata që mendojnë se ky vendim ishte i drejtë. Megjithatë, sipas Olti Currit, fajtor për këtë situatë është “Big Brother” dhe vendimi kundër Damianos është i paarsyeshëm. “Duhet të kemi frikë të kapim një vajzë prej dore? Po sikur të dalin dhe dhjetë vajza të tjera të thonë jemi të dashurat e Damianos? Për sa kohë ai nuk ka bërë celebrime ne nuk mund të themi janë apo jo të dashur”, ka thënë Olti Curri, teksa ka theksuar se kjo histori sipas tij nuk qëndron. Sa i takon komunikimit të Damianos me Vesel Kurtishajn gjatë izolimit të tij, Olti është shprehur, “Kush është ai burgosur që po t’i lësh çelësin aty nuk e përdor? Produksioni duhet të bëjë “mea cupla” që nuk diti të ruajë një banor. Nuk do kishte polic nëse nuk do kishte hajdut. Herë tjetër mos t’i nxjerrë banorët kur nuk di t’i ruajë”, ka thënë Olti, duke iu referuar faktit që ishte produksioni ai që i lejoi celularin Damianos.

oltii.png

Article Logic
Execution time: 0.0039072036743164