INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 vite të lidhur dhe Besi ka harruar ti thotë diçka të rëndësishme Xhensilës [VIDEO]

7 vite të lidhur dhe Besi ka harruar ti thotë diçka të rëndësishme Xhensilës [VIDEO]

Publikuar më: 21:47 07-05-2017

Çifti Besi –Xhensila kanë zbuluar se tashmë se shpejti do të martohen, por Besi ka harruar ti thotë diçka të rëndësishme Xhensilës…

Pas 7 vitesh marrëdhënie, kjo erdhi natyrshëm. Ndonëse Besi i ka dhuruar një unazë Xhensilës për Shën Valentin, ai propozimi klasik që i dashuri i ulet në gjunjë dhe i kërkon të dashurës të ndajnë jetën bashkë nuk ka ndodhur. Kur Arjola Shehu e pyeti Besin në “Tek Unë” a ia ka bërë propozimin Xhensilës, ai iu përgjigj me shaka:

“Uh, sheh ti që e kisha harruar. Po duhet me e bo, edhe ma ka thënë, s’martohem pa propozim.”

Më pas tregoi se një ditë më parë bashkë me Xhensilën ishin dëshmitarë në celebrimin e shokut të tij të ngushtë. Pas martesës në bashki, Xhensila e kishte pyetur nusen nëse kishte marrë apo jo një propozim. Por për Besin kur gjërat shkojnë ashtu siç duhen, propozimi nuk është ndonjë mangësi e madhe. Lidhja e tyre ka shkuar në mënyrë të atillë që martesa herët apo vonë do të vinte dhe ata e dinin të dy.

“U bëmë 7 vite bashkë dhe unë ia kisha thënë edhe me shaka. Mos sot, nesër do të ndodhte. Ne po kalojmë edhe tek shtëpia e re.”

Besi tregoi se dasma e tyre do të jetë e thjeshtë, tradicionale, por pa ritet e shkuarjes për të marrë nusen e të tjera. Gjithashtu, pranoi se ashtu siç ishte martesa dikur, edhe një fëmijë është në planet e tyre të ardhshme./intv.al/

Më poshtë mund të shikoni intervistën e plotë të Besart Kallakut :

 

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053