INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bjordi i ‘Big Brother’ kapet ngushtë në emision, i zbulohet lidhja [FOTO]

Bjordi i ‘Big Brother’ kapet ngushtë në emision, i zbulohet lidhja [FOTO]

Publikuar më: 18:18 30-01-2018

Edhe sot Bjordi Mezini mbahet mend si Bjordi i ‘Big Brother’, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë”. Ndërkohë që gatuanin moderatorja, Arjola Shehu ‘e kap ngushtë’ Mezinin duke e pyetur nëse është e vërtetë që është në një lidhje, mirëpo në atë moment ndërhyn edhe miku i Bjordit,baritoni Gëzim Myshketa, i cili konfirmoi se ish-banori i ‘BBA’ është në një marrëdhënie.

Arjola: Bjordi, thuhet që je në një lidhje…

Gëzim: Është, është, me një vajzë shumë të mirë.

Bjordi: Jam në një lidhje, nuk mund të them asgjë më shumë. E kam shumë të shenjtë jetën private. Preferoj ta mbaj për veten time. Unë gatuaj për shoqen time, edhe ajo gatuan për mua. Unë jam patriarkal në kuzhinë dhe është e vështirë të ndash kuzhinën me mua. Ne nuk jetojmë bashkë dhe kjo gjë e mban lidhjen shumë të fortë.

bjordi-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602