Finalistja e “Big Brother Vip Albania”, Einxhel Shkira ka folur për lidhjen e saj me Dagz-in, dashuria e të cilëve lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Duket se marrëdhënia e dyshes po shkon shumë mirë, pasi gjatë një interviste për emisionin “Pardon My French”, Einxhel u shpreh se ka blerë një shtëpi me Dagz-in në Prishtinë, por ende nuk e ka takuar mamanë e tij.
“Ne kemi blerë një shtëpi në Prishtinë. Akoma nuk e kam takuar dhe nuk kam ngrënë nga gatimet e saj, por di që gatuan shum mirë, sepse kur kemi qenë brenda në ‘Big Brother’ për Vitin e Ri na kanë sjellë gatime familjarët dhe e ëma e Dagz kishte sjellë gatimet e veta.”, tha ajo.
Ajo gjithashtu u shpreh se është shumë gjë e mirë që ajo u njoh me DJ Dagz-in brenda shtëpisë, pasi jashtë gjërat mund të kishin shkuar shumë ndryshe.
“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do ishte më e veshtirë me këtë tipin tim”, u shpreh Einxhel.
Einxhel u shpreh se nuk donte të lidhej me DJ Dagz-in që në fillim, pasi sipas saj, personi që do të penalizohej më shumë nga kjo marrëdhënie do të ishte ai.