Lorik Cana edhe pse i tërhequr nga futbolli e ka treguar qartë se mbështetja e tij për kombin shqiptar është e pakushtëzuar. Këtë e vërteton ai me veprimet e tij, si ajo e mbrojtjes së flamurit në Serbi dhe së fundmi duke mbështetur organizatën jo-qeveritare “Don’t you 20% me” në Maqedoni.
Kauza kryesore që ata mbrojnë është se shqiptarët janë element shtetformues dhe jo minoritet në Maqedoni. Në videon e mëposhtme Cana ka të veshur bluzën “Illyrian”, që tregon origjinën autentike të shqiptarëve dhe i drejtohet maqedonasëve me fjalë inkurajuese, për të vazhduar të mbrojnë të drejtat e tyre.
Për më tepër ndiqni videon: