INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vërteta pas selfie-t të Kim K dhe Amber Rose!

E vërteta pas selfie-t të Kim K dhe Amber Rose!

Publikuar më: 19:50 02-02-2016

Natyrisht që s’mund të ishte një foto e thjeshtë, por sidoqoftë ama ishte fundi i telenovelës, siç ju treguam dhe më parë.

Dhe telenovela përfundoi me Kim dhe Amber që u takuan për të sqaruar gjithçka mbi zënkën Kanye-Amber-Wiz, në të cilën vetë bukuroshja 35 vjeçare nuk u përfshi në Twitter. Duket se ishte Kim ajo që kërkoi një takim me Amber në shtëpinë e mamasë Kris, ftesë të cilën ish striptistja e pranoi pa hezituar.  Të dyja diskutuan mbi situatën e krijuar dhe TMZ bën me dije se në fund të takimit gjithça ishte sqaruar dhe rregulluar mes dy bukurosheve të spektaklit, të cilat ruanin inate me njëra-tjetrën që nga koha kur Kanye la Amber për t’u martuar me Kim. Kjo është edhe historia që parapriu selfien e famshme e postuar në Instagramet e secilës, selfie që i la të gjithë me gojë hapur. Duhet pranuar që nuk është dhe aq i keq si justifikim. 

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652