INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë në Kavajë, një 53 vjeçar qëllohet me armë për motive të dobëta

E rëndë në Kavajë, një 53 vjeçar qëllohet me armë për motive të dobëta

Publikuar më: 13:26 24-09-2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës paraditen e sotme, ku një 53 vjeçar është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 11:10, në lagjen nr.2, ku shtetasi Rexhep Tare është qëlluar me kallashnikov nga shtetasi me iniciale Fitim Baboçi, 31 vjeç.
I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Fitim Baboçi, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
I plagosuri Rexhep Tare është kambist dhe ka një dyqan të vogël pranë tregut të kambistëve në Kavajë, pranë ish-bashkisë së vjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826