INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më vodhët ëndrrat”/ 16-vjeçarja apel liderëve botëror

“Më vodhët ëndrrat”/ 16-vjeçarja apel liderëve botëror

Publikuar më: 13:23 24-09-2019

16-vjeçarja suedeze Greta Thunberg, e cila vuan nga autizmi ishte e pranishme në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për ndryshimet klimatike, ku dha edhe një mesazh emocional drejtuar qeverive botërore për të reaguar kundër ndryshimeve me ritme negative të shpejta të klimës, që rrezikojnë gjithë njerëzimin.

“Unë nuk duhej të isha këtu, por në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Thoni se keni shpresa tek ne të rinjtë. Si guxoni!!! Ju flisni vetëm për para dhe për përrallat me rritje ekonomike. Si guxoni!!!”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ndër të sensibilizuarit e parë nga lëvizjet kundër ndryshimeve klimatike ftoi udhëheqësit e pranishëm të veprojnë.

Në përfundim të mbledhjes, OKB njoftoi se Gjermania, Rusia dhe 64 vende të tjera u bënë pjesë e një marrëveshjeje paraprake për të zeruar çlirimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë deri në 2050-n.

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346