INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada e SHBA: Ndryshimi që do të sjellim ''lajm i keq'' për zyrtarët e korruptuar

Ambasada e SHBA: Ndryshimi që do të sjellim ''lajm i keq'' për zyrtarët e korruptuar

Publikuar më: 14:14 24-09-2019

Zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski, ka dhënë një paralajmërim të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. Numri dy i SHBA njofton se Amerika ka një lajm të keq për këta zyrtarë, duke e cilësuar si rëra në ingranazhe, që sipas tij, shumë shpejt do të bëjë që aktivitetet tyre korruptive të ndalen.

"Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen" u shpreh zv. Shefi i Misionit në detyrë Dan Koski gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania.

Më tej Koski bëri thirrje të mos shkurajohen sepse në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë.

"Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.."

usaidd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773