INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin sa e ka rrogën, Ermal Mamaqi sapo na bëri lëmsh me përgjigjen e tij! [FOTO]

E pyesin sa e ka rrogën, Ermal Mamaqi sapo na bëri lëmsh me përgjigjen e tij! [FOTO]

Publikuar më: 10:27 01-04-2019

Ermal Mamaqi është një ndër moderatorët dhe aktorët më të njohur shqiptarë të cilin prej vitesh e kemi parë në ekranet tona. 

Së fundmi ai ishte i ftuar tek ‘E diell’, Ermali është pyetur se sa e ka rrogën. Mirëpo, ai ka devijuar nga pyetja dhe përgjigjur në mënyrë diplomatike.

‘Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se ti nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd’, tha Mamaqi.

Gjithashtu shtoi se: ‘Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë’.

ermali.png

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664