INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajti GAY pas ndarjes dhe u fejua me tjetër, por veprimi që bën Sasha për Morena Tarakun na çuditi të gjithëve! [FOTO]

E quajti GAY pas ndarjes dhe u fejua me tjetër, por veprimi që bën Sasha për Morena Tarakun na çuditi të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 09:43 01-04-2019

Ndarja e bujshme e këngëtares shqiptare nga miliarderi iranian, Sasha Sobhani u komentua gjerësisht në mediat online. Kur u ndanë, Morena e quajti atë gay, ndërsa Sasha nuk ndaloi së ngacmuari këngëtaren shqiptare me postime të ndryshme në rrjetet sociale, madje erdhi edhe në Shqipëri ku u pa në shoqërinë e shumë këngëtareve të famshme.

Por që pas ndarjes, nuk kemi parë ndonjë djalë tjetër në jetën e Morena Tarakut, mirëpo para pak javësh ajo publikoi një foto në të cilën u shfaq me një unazë me diamant gjigand në gishtin e fejesës dhe shkroi: “Thashë po” si për të na lënë të kuptojmë që është fejuar.

Por si është marrëdhënia me miliarderin iranian Sasha Sobhani?

Mbrëmjen e djeshme të gjithë fansat e miliarderit janë çuditur teksa ai ka vendosur që të urojë publikisht Morenën për ditëlindjen.

Sasha ka publikuar një foto të ish partneres së tij në ‘Instastory’ dhe pranë saj ka bërë një urim për ditëlindjen dhe ka etiketuar bukuroshe brune. Ndërkohë Morena nuk ka reaguar lidhur me urimin e ish partnerit të saj, por thjesht ka publikuar dhuratat që ka marrë për ditëlindje.

 

           nire.jpg                                                                                                                                                                          

 

Article Logic
Execution time: 0.0041091442108154