INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STINE i vendosi këtë KUSHT, ish-partnerja e tij tregon publikisht nëse do të rikthehet me këngëtarin: Do ishte një…[FOTO]

STINE i vendosi këtë KUSHT, ish-partnerja e tij tregon publikisht nëse do të rikthehet me këngëtarin: Do ishte një…[FOTO]

Publikuar më: 13:01 01-04-2019

Në fund të vitit të kaluar këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij Gaciela i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërkohë që ishte vetë këngëtari që e bëri të ditur ndarjen në një postim në Instagram. 

Gjatë një interviste për gazetarin Eraldo Rexha në emisionin “Pasditja ime”, Stine foli për herë të parë publikisht për ndarjen nga ish-bashkëshortja, por sipas tij ende nuk ka mbaruar.
“Nuk them që ka mbaruar, apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë do e shikojmë”, – u shpreh Stine.

Ndërkohë së fundmi ka folur edhe ish partnerja e tij Garacia e cila u pyet nga fansat në Instagram nëse do të bashkohet me Nestin. Një prej ndjekësve i ka shtruar pyetjen ish-partneres së Stines: “Dëshiron të bashkohesh me Nestin?”

Ajo nuk ka hezituar të përgjigjet dhe ta bëjë publik reagimin e saj: “Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vet nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim.”

frd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0051860809326172