INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap në krahët e saj pas ndarjes nga bashkëshortja, STINE flet më në fund për marrëdhënien me Roza Latin: Dikur nuk...[FOTO]

U kap në krahët e saj pas ndarjes nga bashkëshortja, STINE flet më në fund për marrëdhënien me Roza Latin: Dikur nuk...[FOTO]

Publikuar më: 11:49 29-03-2019

Vite më parë Roza Lati dhe Stine kanë qenë në një lidhe dashurie. Por romanca e tyre përfundoi dhe ata vazhduan jetën pa njëri-tjetrin në krah.

Mirëpo ata të dy vazhdojnë të mbeten miq dhe kanë dalë sërish publikisht bashkë. Disa muaj më parë Stine u nda nga partnerja e tij me të cilën ka dhe një vajzë dhe vetëm pak ditë më parë ai u filmua pranë ish të dashurës, Roza Latit. Ishte vetë Roza ajo që publikoi një video ku shihej duke u argëtuar në një lokal nate së bashku me këngëtarin e njohur. Mirëpo, Stine ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Gazetën Liberale’ ku ka sqaruar një herë e mirë marrëdhënien e tij me Rozën.

Teksa është pyetur nga gazetarja se nëse po ndodh sërish diçka mes tyre, Stine ka thënë: “Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”.

 

recot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328