INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin pse nuk e mori STRESIN te albumi i tij i ri, NOIZY befason me përgjigjen e tij

E pyesin pse nuk e mori STRESIN te albumi i tij i ri, NOIZY befason me përgjigjen e tij

Publikuar më: 14:27 24-03-2023

Noizy ka paralajmëruar se albumi i tij “Alpha” është gati. Ky album publikohet me 7 prill. Pjesë e “Alpha” do të jena bashkëpunimet me artistët, përfshirë: Raf Camorën, Butën, Stine, MC Kreshën, Yll Limanin e Elvana Gjatën. E fansave ju ka rënë në sy mungesa e Stresit.

Edhe pse një duet mes Noizyt dhe Stresit ishte kërkuar prej muajsh nga fansat e tyre, që pas rregullimit të raporteve, një i tillë s’do të jetë pjesë e “Alpha” e arsye duket të jetë pikërisht – Big Brother VIP Kosova.

“Përse nuk e bëre edhe Stresin pjesë të albumit? Mezi po e pres atë bashkëpunim!”, ka pyetur një ndjekës rep artistin, derisa ai është përgjigjur me shaka duke thënë se “ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperincës disa mujore të kolegut të tij brenda BBVK-së.

Kjo pasi që Stresi për më shumë se 100 ditë ishte i mbyllur në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, prej ku doli si fitues i plot 160 mijë eurosh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174