Semi Jaupaj është kthyer në një personazh shumë të komentuar në rrjet pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme.
“A ke ndërmend të gjesh burrë se shoqet e tua janë me kalamaj tani?”, i ka shkruar dikush.
Semi e ka marrë më shumë sportivitet dhe i është përgjigjur: Heshtje…Jo, nuk po mundohem. Për momentin fokusi është vetëm te muzika. Urime shoqeve meqë ra fjala!