INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përplas për vdekje, autori largohet nga vendngjarja!

E përplas për vdekje, autori largohet nga vendngjarja!

Publikuar më: 08:39 23-04-2019

Në mëngjesin e sotëm në Peqin ka ndodhur një aksident i rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçar.
Bëhet me dije se autori është larguar nga vendngjarja. Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe për të identifikuar autorin.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404