INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdiqën 157 persona/Zbulohet shkaku se përse u rrëzua Boeing 737 Max

Vdiqën 157 persona/Zbulohet shkaku se përse u rrëzua Boeing 737 Max

Publikuar më: 10:41 05-04-2019

Disa javë pas rrëzimit të avionit Boeing 737 Max të shoqërisë Ethiopian Airlines u publikua raporti i parë hetimor. Sipas ekspertëve, pilotët i kanë respektuar të gjitha rregullat, aksidentin dyshohet se solli një gabim i software-it.

Ekuipazhi i avionit Boeing 737 Max të rrëzuar në Etiopi, i ka respektuar të gjitha rregulloret e parashkruara, por nuk mundi të vendoste dot nën kontroll avionin. Këtë e konfirmon raporti i parë i ndërmjetëm hetimor mbi tragjedinë e avionit të rrëzuar më 10 Mars, bëri të ditur ministrja e Transportit në Addis Abeba, Dagmaëit Moge.
Në tragjedinë e rrëzimit të avionit të shoqërisë etiopiane të fluturimit humbën jetën 157 persona. Hetuesit kanë gjetur të dhëna se pjesa ballore e avionit ka pasur një shtypje. Prodhuesi i avionëve duhet të kontrollojë sistemin e kontrollit të avionit, thanë autoritetet e Addis Abeba.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609