INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E padëgjuar! Psikologu fuste drogë në burgun e Durrësit

E padëgjuar! Psikologu fuste drogë në burgun e Durrësit

Publikuar më: 14:18 28-07-2017

Ndoshta është e padëgjuar, po një psikolog në burgun e Durrës dyshohet se ishte pjesë e një grupi dhe fuste lëndë narkotike.
Gjatë operacionit ‘Psikologu’ janë arrestuar 3 persona si dhe janë ndaluar dy të tjerë.
Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 42.5 gr heroinë, 13 gr kokainë, 36 gr kanabis sativa,  2 peshore elektronike, 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja dhe 5 telefona celularë në ambjentet e burgut.
Pas një hetimi dy mujor rezulton  se ishte psikologu i burgut dhe një i burgosur të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë shpërndanin lëndë narkotike në ambjentet e burgut.
Në pranga kanë rënë 49-vjecari Arjan Belishova psikolog në burgun e Durrësit, 50 vjeçari Astrit Hushi banues në Durrës dhe 32 vjeçari Saimir Zotkaj i burgosur. Ndërsa janë ndaluar Serxhoi Shtjalshi dhe 38 vjeçari, Sodiol Duma.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666