Serbia fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Malit të zi me golat e shënuar nga Ljajiçdhe Mitroviç në pjesën e parë.
Por, përveç rezultatit tifozëve të pranishëm në stadium u ngeli edhe diçka tjetër në mendje. Sulmuesi Mitroviç i cili realizoi edhe një nga golat ka bërë një gjest surprizues.
Pasi mori penallti, serbi vendosi të godiste me “Panenka”, por topi përfundoi mbi traversë.
Në prononcim për mediat lojtari e pohoi se: "Nuk e kuptoj as vetë pse e godita në atë mënyrë. Pashë Dipein një ditë më parë dhe zgjodha ta godisja ën momentin e fundit. Jam një budalla”.








6 Jun 2026 





