INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A do të kishe dëshirë të pije një kafe?”! Ja përgjigja e Shaqiri-t për legjendën e Manchester United

“A do të kishe dëshirë të pije një kafe?”! Ja përgjigja e Shaqiri-t për legjendën e Manchester United

Publikuar më: 17:41 18-11-2018

Gari Neville ka qenë ish-trajneri i Xherdan Shaqiri-t në ekipin e Stoke City. Me largimin e tij drejt Liverpuli-t, Neville ishte shprehur se nuk ishte ndonjë fans i madh i Shaqirit dhe transferimi drejt Livewrpool sipas tij ishte një hap i pamenduar.

Tashmë pas suksesit të dukshëm në “Anfield”, lojtari u pyet nëse do të pranonte të pinte një kafe me ish-mbrojtësin e Mançester, kosovari nuk dha përgjigje pozitive.

“Jo. Nuk më intereson se çfarë thotë ai. Mund të thotë çfarëdo tani që po punoj shumë” ka thënë lojtari përmes “Liverpool Echo”.

“Shumë persona kanë dyshuar se kalimi im tek Liverpul është hap më i madh se që duhet për mua. Por, isha gjithmonë i qetë. E dija nga eksperienca tek Bajern dhe Inter se duhet të jem i qetë, të punoj dhe të fokusohem”, thotë Shaqiri në deklaratën e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273