Kapiteni Mavraj mesa duket është sulmuar shumë nga tifozët për kartonin e kuq që mori në ndeshjen e mbrëmshme. Kapiteni, në nervozizëm e sipër gjatë ndërhyrjes tek një lojtar skocez, iu kthye përsëri mbrapsht duke bërë një lëvizje të goditjes me kokë e ngjashme me atë Zidane në “Kupën e Botës”.
Në “Instagram-in” e tij, mbrojtësi ka adresuar pikërisht këtë çështje dhe nëpërmjet një deklarate ka sqaruar çdo gjë, duke kërkuar publikisht falje:
“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie ? Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.
Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.
Me rrespekt Mërgim Mavraj”








6 Jun 2026 





