Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP” pati shumë të papritura, sidomos në nominime. Me shumicë votash nga banorët, dy personat që dolën në nominim ishin Arditi dhe Graniti.
Por fati i këtij të fundit ndryshoi nga vendimi i Fifit. Si më e preferuara e publikut, ajo kishte një detyrë të rëndësishme, asaj iu dha mundësia që të bënte një konvertim të njërit prej djemve.
Këngëtarja e njohur vendosi, pa u menduar dy herë, që të zëvendësonte Granitin me Donaldin. Pas përfundimit të spektaklit, Fifi ka vendosur që t’i tregojë aktorit të njohur të humorit arsyen se pse zgjodhi që të vepronte në atë mënyrë.
“Ti harron çfarë flet. Ti kur je në nerva nuk di çfarë flet. E tepron. I ke thënë je i shpifur…”, i thotë Fifi Donaldit.
Ndërkohë aktori i humorit i ka sqaruar se “i shpifur" apo "e shëmtuar" nuk përdoren nga ai për pamjen, por për sjelljen.
“Arditit nuk i kam thënë je i shpifur. Sjellje të shpifura. Arditi është çun king. Nuk e kam për pamjen, e kam për sjelljen”, është shprehur Donaldi.








14 Nov 2025 





