INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ''masakruan'' për sjelljen e tij, shihni si reagon Renato Mekolli! Ja pse s’e keni parë dhe s’keni për ta parë të dashurën e tij! [FOTO]

E ''masakruan'' për sjelljen e tij, shihni si reagon Renato Mekolli! Ja pse s’e keni parë dhe s’keni për ta parë të dashurën e tij! [FOTO]

Publikuar më: 17:19 31-12-2018

Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët, por edhe kritikat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Revista Class”, ku ndër të tjera ka dhënë një përgjigje për të gjithë “kritikët” e kuzhinës që kanë kritikuar mënyrën e sjelljes së tij në programin që drejton.

Renato thotë që jo çdo njeri që gatuan në ekran është shef kuhine, ndaj si rrjedhojë nuk i jep rëndësi kritikave të tyre.

“Ka njerëz që gatuajnë në ekran, por nuk janë shefa kuzhine. Me ata njerëz që nuk janë shefa kuzhine, nuk merrem fare dhe nuk u jap rëndësi. Janë zero për mua. Sepse nuk e dinë se si ndodh dhe çfarë ndodh brenda në një kuzhinë. Brenda në kuzhinë është një kaos i vërtetë. Ka probleme me stafin, ka probleme me pastërtinë, me detajet, ka probleme me organizimin dhe nuk ka seriozitet.”-është shprehur Renato.

Shefi i kuzhinës ka folur edhe për jetën private dhe treguar se e ka njeriun e tij, të cilën për një arsye shumë të fortë ka preferuar të mos e nxjerrë në ekran, por t’a ruajë me fanatizëm nga sytë e mediave. Gjysma tjetër, pra partnerja e tij, nuk ka pse të dalë publikisht me të.

Renato shprehet: “Familja dhe njeriu im është një gjë shumë e shenjtë, nuk ka pse të shfaqet.

“As ajo nuk ka pse të dalë. Përderisa me këtë person, unë nuk kam vendosur të martohem dhe të jemi zyrtarisht bashkë, pse të dalë? Të bësh këtë gjë që bëjnë shumë, të shesin personin e tyre nga mëngjesi në darkë që të bëjnë lajm, të kënaqen dhe ta publikojnë në Instagram dhe në FB në çdo mënyrë, që të diskutohen, për mua është e pakonceptueshme. Unë, nga kjo pjesë, nuk kam nxjerrë kurrë asgjë. Ju, nëse merreni me Renaton, merreni me shpërthimet e Renatos, me punët e Renatos si shef, ka të bëjë gjithmonë me punën time. Ndodh me shumë pak personazhe, në dijeninë time, që të jetë kaq të përfolur vetëm për punën. Kjo është shumë e rrallë.”

I pyetur nëse bashkëjeton, ai është përgjigjur se në fakt në këtë pjesë është treguar pak egoist.

“Jo, kjo është, mbase, pjesa në të cilën mund të them që egoizmi im është i dukshëm. Mund të shkoj unë në shtëpinë e saj, ajo në timen, mund të rrimë bashkë, të jetojmë bashkë, por jo, nuk bashkëjetoj.”- ka rrëfyer ai, duke preferuar sërish të mos e bëjë publik identitetin e partneres së tij.

net.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725