INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, mori hak! Konkurrentja i habit të gjithë, godet me shpullë në fytyrë Renato Mekollin dhe e nxjerr jashtë [FOTO]

Upss, mori hak! Konkurrentja i habit të gjithë, godet me shpullë në fytyrë Renato Mekollin dhe e nxjerr jashtë [FOTO]

Publikuar më: 18:34 22-12-2018

Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar në media e rrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët. Ai ështe kritikuar disa herë, por ai sërish ka vijuar me të njejtën sjellje.

Në puntatën e fundit të emisionit ai ia delegoi përgjegjësitë konkurrentes Brunilda dhe i kërkoi të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.

Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit. E si të mos mjaftonte me këtë, ajo me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.

Por Renato i kërkon që të jetë vetëvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt! E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve! I papërgatitur për këtë situatë, Renato u shpreh se ishte shumë e butë!

nilda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036587715148926