INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paskan bërë me votim! Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur emrin për djalin që do lindë dhe se paskemi dëgjuar asnjëherë! [FOTO]

E paskan bërë me votim! Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur emrin për djalin që do lindë dhe se paskemi dëgjuar asnjëherë! [FOTO]

Publikuar më: 18:22 22-12-2018

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi para disa javësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë. Ajo dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur. Modelja e njohur ka zgjedhur që këtë periudhë të bukur të jetës së saj, ta ndaje edhe në rrjetet sociale me ndjekësit, të cilët e admirojnë Almedën.

Por çifti duket se është aq i përgatitur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, sa kanë gjetur edhe emrin e tij.

Fillimisht mësohet se Almeda dhe Tolgahan ishin të pavendosur mes emrave Alperhan dhe Effhan. Ndaj ata vendosën që të hidhnin një votim mes njerëyve të tyre më të afërt. Emri u vendos pasi votuan 21 njerëz të afërt të dy familjeve. Dhe përfundimisht “iconstyle.al” mëson se u zgjodh që djali i tyre të quhet Effhan.

 

aklin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826