Skuadra e Spalletit është duke menduar seriozisht transferimin e mbrojtësit italian gjatë merkatos së janarit. Bëhet fjalë për , Cristiano Biraghi.
Biraghi po shkëlqen me Fiorentinën dhe është vënë në kërkim të shumë skuadrave italiane.Biraghi në të kaluarën ishte pjesë e Interit, por që skuadra e madhe asnjëherë nuk ia dha rastin duke e huazuar te Juve Stabia, për ta shitur më pas te Citadella.
Mbrojtësin italian po e kërkon seriozisht edhe Milani, ndërsa ai ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2021.