INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshimet për trukime, UEFA nis hetimet për ndeshjen e Champions League

Dyshimet për trukime, UEFA nis hetimet për ndeshjen e Champions League

Publikuar më: 13:44 13-10-2018

Trukimet e ndeshjeve në futbollin e sotëm nuk përbëjnë më çudi pasi raste të tilla ka pafund. Dyshime janë ngritur së fundmi për ndeshjen e champions league mes Paris Saint Germain-Crvena Zvezda. Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për këtë ndeshje pas sinjalizimeve nga UEFA. Përballja mes tyre rreth dy javë më parë përfundoi me fitoren e PSG me shifrat 6-1.

Në këtë takim, një prej drejtuesve të skuadrës serbe ka vendosur 5 mln euro bast që skuadra e tij humbet me 5 gola diferencë. Sipas raportimeve, ky drejtues ka tentuar të kontaktojë edhe me presidentin e PSG Naser Al Khelaifi, por nuk i’a ka arritur synimit. Klubi serb ka përgënjeshtuar këto zëra duke i akuzuar si lajmë të rreme që duan të prishin imazhin e skuadrës.

Article Logic
Execution time: 0.0031518936157227