INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kryqëzuan si raciste për imitimin e Melania Trump, kundërpërgjigjet Gigi Hadid! [FOTO/VIDEO]

E kryqëzuan si raciste për imitimin e Melania Trump, kundërpërgjigjet Gigi Hadid! [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:41 22-11-2016

Shumë persona e kryqëzuan si “racist” imitimin e saj për Melanie Trump, aq sa e detyruan të përgjigjet.

Ndërkohë që po moderonte American Music Awards Gigi Hadid përdori një theks fals të Europës Lindore për të imituar atë që shumë shpejt do të bëhet Zonja e Parë e Amerikës, diçka që nuk u prit shumë mirë nga publiku. Supermodelja amerikane nuk ka duruar dot kritikat dhe menjëherë është munduar të shpjegohet. Nëpërmjet një letre të postuar në Twitter ajo ka kërkuar falje “këdo që mund të jetë ndjerë i ofenduar”. Pavarësisht kësaj Gigi tregon se gjithçka ishte për humor të mirë dhe pa qëllime të këqija, duke theksuar se është e bindur që Melania e ka kuptuar mjaft mirë. Thonë pastaj që dramatizohen shumë gjërat në televizion...dhe kanë të drejtë.

gigihadd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020160675048828