INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalja e madhe e Miss Globe po afron! Çfarë duhet të prisni...

Finalja e madhe e Miss Globe po afron! Çfarë duhet të prisni...

Publikuar më: 15:58 22-11-2016

Nata e madhe po afron, aq sa thuajse është bërë e prekshme.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga e premtja e 25 nëntorit, në mbrëmjen e së cilës do të ndjekim dhe shijojmë spektaklin e finales së Miss Globe. Puna jo vetëm ka filluar, por vazhdon në mënyrë intensive në Expocity për realizimin e skenës madhështore ku do të parakalojnë 40 kandidatet që ëndërrojnë të fitojnë kurorën e lakmuar. Surprizat nuk do të mungojnë, duke filluar nga prezantimi e duke vazhduar me detajet e spektaklit. Çelësat e spektaklit i janë besuar një dyshe të pazakontë, por që ka ngacmuar mjaft imagjinatën. Miss Globe do të prezantohet nga Altin Hazizaj, një emër i bërë i njohur nëpërmjet shoqërisë civile dhe Iva Mera, një bukuroshe që fushën e prezantimit e njeh dhe e prek. Por nuk mbaron këtu.

Skena e Miss Globe nuk do të mjaftohet vetëm me spektaklin e parakalimit nga vetë bukuroshet, pasi pjesë e saj do të bëhen edhe performancat artistike e bukurosheve të ardhura nga e gjithë bota. Natayrisht nuk mund të mungonin as të ftuarit specialë, me emra të tillë si Corona, Aleksander Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma, Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, Classic Boys, pa harruar numrat artistike te balerineve qe drejtohen nga koreografja Olta Ahmetaj. Tashmë të gjithë mbetemi në pritje të natës së madhe kur Miss Globe 2015, Ann Colis do të dorëzojë kurorën mbi kryet e mbretëreshës së re që do të ulet në fronin e saj në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221