INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikuan për veshjet gjatë shtatzënisë, REAGON Rihanna!

E kritikuan për veshjet gjatë shtatzënisë, REAGON Rihanna!

Publikuar më: 23:31 17-03-2022

Rihanna gjithmonë ka guxuar me stilin e saj të të veshurit dhe di të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Siç po bën tani edhe me stilin e shtatzënisë, ku duhet ta pranojmë që është i guximshëm, duke dëshmuar se nënat e ardhshme mund të jenë ende me stil.

Por sigurisht që stili i saj i shtatzënisë ka patur edhe kritika.

Së fundmi në një intervistë për “Bustle”, Rihanna i ka komentuar edhe këto zëra.

“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej kurrë rroba për shtatzëni. Unë nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane ose bëj çfarëdo që njerëzit më thanë të bëja më parë. Kur shihja gratë shtatzënë në të kaluarën sesi visheshin, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme për t’u veshur. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil”, është shprehur Rihanna.

Ajo e ka përshkruar stilin e saj të
shtatzënisë rebel.

Më tej Riri ka shtuar: “Këtu bëhem kreative. Këtu jam e detyruar të krijoj ide të reja dhe mënyra të reja për ta bërë atë të funksionojë.”

Article Logic
Execution time: 0.003291130065918