INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E keni vënë re? Arbana Osmani bëhet virale me gafën EPIKE që bëri në emision

E keni vënë re? Arbana Osmani bëhet virale me gafën EPIKE që bëri në emision

Publikuar më: 11:27 02-12-2025

Pas largimit nga Top Channel, Arbana Osmani vijon me emisionin e saj ‘Mirëmbrëma Yje’. Së fundmi ajo kishte të ftuar moderatorin e njohur Kosovar, Besim Dina, i cili tregoi shumë detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale. Mirëpo gjatë intervistës, vëmendjen e mori një lapsus i Arbana Osmanit.

Në një moment, Arbana e pyeti të ftuarin se kush ia kishte vendosur emrin.

Përgjigjja e Dines ishte e thjeshtë: “Ma ka vendosur vëllai.”

Por pyetja e rradhës nga Arbana bëri që momenti të kthehej në një gafe të vogël dhe shumë të komentuar në rrjetet sociale: “Vëllai është më i madh se ti?”

Ky moment u bë menjëherë viral, duke nxitur shumë komente dhe meme nga shikuesit e emisionit.

Fansat dhe ndjekësit e mediave sociale nuk i kursyen komentet dhe shpërndanë gjerësisht videon e pyetjes, duke e kthyer në një nga momentet më të përfolura të emisionit.

Video edited on Kapwing

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996