INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes emocionesh të forta, Selvija reagon pas humbjes së Shpatit: Nuk e di si do ia them që...

Mes emocionesh të forta, Selvija reagon pas humbjes së Shpatit: Nuk e di si do ia them që...

Publikuar më: 12:34 02-12-2025

Pas ndarjes së papritur nga jeta të artistit të dashur Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë bashkëshortja e tij Selvije Jao.

Në lot ajo shprehu respektin, dashurinë dhe dhimbjen për bashkëshortin e saj të ndjerë. “Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.

Ajo shtoi se lidhja e saj me Shpatin e kishte kompletuar, dhe se si këngëtari i kisgte dhënë mbështetje, e ka dashur, “ mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita”, është shprehur Selija mes lotësh.

"Roeli është vetëm 3 vjeç dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë. Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat, të rritet me të gjitha virtytet” ka shtuar më tej ajo.

Teksa thotë se i biri do të jetë shumë krenar për të atin në të ardhmen, sidomos kur të shihë se sa shumë persona e kanë dashur shpatin.

“I kam thënë shpesh edhe shpatit je shumë i mirë për këtë jetë, për këtë botë mizore. Unë Ju falenderoj shumë që u mblodhët të na jepni forcë dhe përkrahje, shpati po prehet në paqe dhe s’do ta harrojmë kurrë, kurrë, kurrë. Përsëri ju falemnderit shumë”, përfundon ajo mes dhimbjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039710998535156