INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dinit? Ardit Gjebrea dhe Albërije Hadërgjonaj nuk flasin dhe arsyeja është kjo!

E dinit? Ardit Gjebrea dhe Albërije Hadërgjonaj nuk flasin dhe arsyeja është kjo!

Publikuar më: 15:32 22-02-2021

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ishte së fundmi e ftuar në “NIN”, me Alaudin Hamitin. Gjatë intervistës ajo tha se nuk flet me Ardit Gjebrean. Albërija tha se dyshja kanë debatuar, pasi ajo është shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”. Këngëtarja shtoi se nga kjo moderatorit i ka ngelur hatri dhe sot nuk flasin më, megjithatë shprehu vlerësimin e saj për të si artist.

“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artista të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”, tha ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107