INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme, ndahet nga jeta ylli i muzikës BOTËRORE

E dhimbshme, ndahet nga jeta ylli i muzikës BOTËRORE

Publikuar më: 13:32 25-05-2023

Këngëtarja Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Zyrihut të Zvicrës, ka thënë zëdhënësi i saj. Vitet e fundit Turnen vuante nga disa probleme shëndetësore si kanceri dhe sëmundja e veshkave, ndërsa më herët ka pësuar edhe një goditje në tru.

Tina Turner lindi me emrin Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939, në Nutbush, Tennessee, SHBA.

Ajo u bë e famshme në fund të viteve ’60 si këngëtarja e grupit Ike & Tina Turner Revue, por më vonë ajo u bë e suksesshme në mbarë botën si artiste solo.

Me muzikën e saj dhe vitalitetin e saj të pashtershëm, Tina Turner emocionoi miliona fansa dhe frymëzoi shumë artistë të brezave të mëvonshëm.

Hitet globale si “What’s Love Got To Do With it”, “Private Dancer” dhe “The Best”, më shumë se 180 milionë albume të shitura, 12 çmime Grammy dhe mbi tre dekada turne të shitura në stadium në mbarë botën janë vetëm pjesë e trashëgimia e saj unike.

Zëdhënësi i saj tha: “Do të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë miqtë e ngushtë dhe familja. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së saj në këtë kohë të vështirë.”

Tina Turner ka frymëzuar mjaft nga yjet e rinj të muzikës si Beyonce, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279