INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ribashkua me Noizy-n, Stresi ka dy fjalë për të thënë: Njerëzit që na…

U ribashkua me Noizy-n, Stresi ka dy fjalë për të thënë: Njerëzit që na…

Publikuar më: 12:38 25-05-2023

I ftuar këtë episod të ‘Lancio’ në Top Albania Radio ishte reperi i njohur Stresi.

Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive për TAR.

Si po shkon bashkëpunimi i parë dhe i vetëm deri më tani me Noizy-n që ‘vulosi’ dhe ribashkimin e miqësinë mes tyre?

“Të them të drejtën, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë”.

Para publikimit të bashkëpunimit, Noizy dhe Stresi ishin kryefjalë e portaleve nga disa postime në rrjetet e tyre sociale ku dukej qartazi se ishin ‘thumba’ për njëri-tjetrin dhe ku gjithashtu nuk ndiqeshin më. Kjo situatë u komentua si një zënkë mes artistëve, por në fakt ishte e gjitha një ‘prank’ nga ana e tyre.

“Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën. Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim.”

Ribashkimi me Noizy-n pas kaq shumë vitesh armiqësi ka shkaktuar mjaft komente në rrjet, si e komenton këtë Stresi?

“Plasën, u mbytën. Është shumë e vërtetë që ne kemi patur ato zënkat tona. Unë jam 36 vjeç tani dhe imagjino si kemi reaguar 23 vjeç. Janë rrethana të ndryshme, çdo gjë ka ndryshuar. Njerëzit nuk kanë dashur kurrë që ne të jemi bashkë, këtë ta them me dorë në zemër. Po nuk ia dolën dot ata njerëz. Unë jam pro i çdo njeriu që pajtohet me dikë. Kanë kaluar kur kemi qenë adoleshentë, se tani jemi në një moshë që nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Nuk ka gjë më të mirë se dy njerëz të pajtohen. Fatkeqësisht ne kemi një publik shumë vulgar”.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604