INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bardha, ngjyra protagoniste e kësaj vere

E bardha, ngjyra protagoniste e kësaj vere

Publikuar më: 20:51 07-07-2019

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të. Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në garderobën tuaj.

Freskia dhe pastërtia që përcjell kjo ngjyrë të fal ndjesinë e paqes dhe harmonisë.

Është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër. E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht, nuancat e panës, e bardha perlë etj.

Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025138854980469