INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E arrestuan nga përgjimet telefonike, 52-vjeçari del memec

E arrestuan nga përgjimet telefonike, 52-vjeçari del memec

Publikuar më: 16:10 01-03-2019

Edmond Omeri u arrestua në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”.

Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegalë drejt SHBA dhe BE.

Por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e ka liruar Edmond Omerin pasi nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari është memec.
Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin, Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët.

Për masën ndaj Omerit, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit. Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217