INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se po sulmon meshkujt, Dojna Mema ka një përgjigje publike: Feminizmi është baza…[FOTO]

E akuzojnë se po sulmon meshkujt, Dojna Mema ka një përgjigje publike: Feminizmi është baza…[FOTO]

Publikuar më: 14:33 23-07-2020

Kohët e fundit Dojna Mema ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa deklaratave të saj të forta për emancipimin e shoqërisë shqiptare. Shpesh këto deklarata të saj nuk janë pritur mirë dhe disa i kanë interpretuar si sulme ndaj djemve dhe burrave.

Ndaj gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur moderatoren se përse i sulmon meshkujt aq shumë dhe Dojna i ka dhënë një përgjigje duke i mbyllur gojën çdo kritikuesi.

“Kohët e fundit po sulmoni shumë moralisht meshkujt. Nuk mendon se duhet të na kuptoni pak edhe neve?”, ka pyetur ndjekësi moderatoren.

“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi!”, i është kthyer Dojna.

dojnam.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028619766235352