INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i njohur s’i la gjë pa thënë pas skandalit në Zvicër, por Loredana i vuri vizën përfundimisht [FOTO]

Reperi i njohur s’i la gjë pa thënë pas skandalit në Zvicër, por Loredana i vuri vizën përfundimisht [FOTO]

Publikuar më: 13:39 23-07-2020

Reperi gjerman, Bushido, premtoi publikisht para disa ditësh se do të ndihmonte çiftin që ra pre e mashtrimeve të Loredanës. “Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, u shpreh reperi, duke shtuar se nuk i interesonte aspak se çfarë do të mendonte Loredana.

Por siç duket Loredana realisht nuk i ka pritur mirë deklaratat e tij, ndaj ka vendosur të ndërpresë çdo lidhje me reperin. Ata tashmë nuk e ndjekin me njëri tjetrin në Instagram. Madje Prive.al shkruan se Loredana nuk ndjek as bashkëshorten e reperit, Anna Maria, në Instagram.

Rrjetet sociale, veçanërisht Twitter dhe Instagram, ditët e fundit janë mbushur me hashtag-et #boycottLoredana, duke kërkuar që të bojkotohet në tërësi veprimatria muzikore e reperes. Kjo u pa si shenjë revolte për historinë e reperes shqiptare me çiftin zviceran që e kanë akuzuar për zhvatje në vlerë prej afro 1 milion frangash zvicerane.

tjtr.png

Article Logic
Execution time: 0.003626823425293